English

Berisha: Koalicioni i mazhorancës fitoi votat politike

Tiranë, 13 maj, NOA – Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në mbledhjen e qeverisë se koalicioni “Aleanca për Qytetarin” ka fituar votën politike të shqiptarëve. Duke theksuar se shumica e qendrave më të mëdha në vend, ia kanë besuar administrimin opozitës, ai shtoi se “votën politike për siglat e partive e ka marrë mazhoranca”.

Kryeministri Sali Berisha komentoi dhe garën për Tiranë, duke thënë se tashmë presim rezultatin e një garë që mjaft të mundimshme.

Ndërkohë që Berisha ka vlerësuar si mjaft të rëndësishme dhe faktin se zgjedhjet u zhvilluan me standardet më maksimale në vend.

“Qytetarët, me zgjedhjet e 8 majit nderuan më mirë sesa asnjë herë tjetër lirinë dhe vlerat e saj. Dëshmuan para botës dëshirën për të konsoliduar sistemin demokratik në vend. Këto zgjedhje dëshmuan edhe një herë me qartësinë e dritës së diellit, se në këtë vend çdo votë numërohet më me përgjegjësi më me saktësi se në çdo vend tjetër”, tha Berisha.

a.k/NOA

KOMENTE