English

Braçe: Basha i bindur për humbjen, urdhëroi skenar për vota të pavlefshme

Tiranë, 13 maj 2011, NOA- Deputeti socialist Erion Braçe në daljen e radhës për mediat deklaroi se maxhoranca dhe kandidati i saj për bashkinë e Tiranës kanë organizuar një skenar manipulativ në mënyrë që votat në favor të kandidatit Rama të shpallen të pavlefshme.

“Kjo skenë manipulative natyrisht që është e urdhëruar drejtpërdrejt nga Sali Berisha, nga kandidati humbës Lulzim Basha e nga Arben Ristani, pasi për herë të parë për vota të pavlefshme u fol dje. Arben Ristani, po vë në rrezik zgjedhjet në Shqipëri, është në qendër të një strategjie fare evidente të nxjerrjes së fletëve të votimit të pavlefshme pas urdhrit të Sali Berishës dhe kandidatit humbës Lulzim Basha. Më në fund Lulzim Basha është bindur se ka humbur zgjedhjet në Tiranë dhe po tenton të ndërhyjë dhunshëm në proces duke nxjerrë sa më shumë fletë të pavlefshme në njësinë 5”, deklaroi Braçe.

Sipas tij, është përgjegjësia direkte e Sali Berishës për këtë skenar, madje ai vijoi duke i bërë thirrje kryetarit të KZAZ-së të njësisë bashkiake nr.5 për tu kthyer në konturet e ligjit, pasi tha ai urdhrat politike kanë treguar që në këtë vend i kanë vënë zjarrin Shqipërisë, por kanë treguar që për to mbahet edhe përgjegjësi penale, dhe nga ana e tjetër tha Braçe, eprori politik Sali Berisha të lë në baltë.

Ai përsëriti edhe një herë thirrjen ndaj kreut të KZAZ-së nr.49 që të ndalojë procesin e kontestimit të votave në çdo grup numërimi dhe ti referohet vetëm ligjit, në momentin që bën vlerësimin e çdo flete që nis e kontestohet politikisht.

Në përfundim Braçe tha, “Për ti shkuar deri në fund procesit kërkohet të ndërpritet ky proces manipulimi, fitoren tonë që Luli po e ndjek nga televizioni nuk mund ta tjetërsojë as duke nxjerrë fletë të pavlefshme, ne jemi të vendosur të mos lejojmë më nxjerrjen e këtyre fletëve, do e nisim sot këtë gjë dhe do e përfundojmë deri kur këta persona të përballen penalisht me ligjin”.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Agaercan Anonim22:16 - 13 Maj 2011
    po sja vlen me u marre me erion braqen per mu personalisht era njeri nuk i vjen ka njerz te mire edhe ne ps por ky njeri nuke eshte prap po them nuk eshte njeri as nuk ja vlen me komentu per thenjet e tij se nuke jan njerezore me vjen keq nga kosova.