Pogradec, 13 Maj 2011 NOA/ Alba Filipi – Një batare plumbash ka shpërthyer në komunën Dardhas të rrethit Pogradec, pasi një grup socialistësh dhe mbështetës të tyre shpërthyen në plumba gëzimi për fitoren e kandidatit të PS për kryetar komune.
Raportohet nga korrespondentja e agjencisë NOA në Korçë duke iu referuar burimeve nga vendngjarja, se nga plumbat kanë mbetur të plagosur të paktën gjashtë persona.
Policia e mbërritur në vendngjarje tha se të lënduarit janë dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën ndërsa nuk konfirmoi identitetet e tyre.
Aleksandër Çela i Aleancës për të Ardhmen u konfirmua si kryetar komune në Dardhas, pasi mori 901 vota nga 770 vota që mori kandidati i mazhorancës, Rushan Çela.
a.f/NOA