Mançester, 13 Maj NOA - Dje ishte Ibrahimovic, sot Eto’o dhe nesër mund të jetë dikush tjetër. Kualifikimi në Ligën e Kampionëve për Manchester City, ka bërë që shumë tabloide të shkruajnë shumë në lidhje me objektivat e merkatos të kësaj skuadre.
Bazuar në atë çka ka përcjellë “talksport.co.uk”, City është i gatshëm të ofrojë 45 milionë sterlina, rreth 52 milionë euro në drejtim të Interit dhe kjo vetëm për të siguruar shërbimet e Eto’o.
Një super ofertë kjo e padronit të City, i cili duhet thënë se ka hedhur në mendime drejtuesit zikaltër, ku së fundmi është bërë e ditur se sheiku Mansour kërkon ndër të tjera ti dhurojë Mancinit dhe mesfushorin e Barçës, Xavi.
r.b/NOA