Pogradec, 13 maj, NOA – Fitorja e kandidatit të Partisë Socialiste në komunën Dardhas, gati është kthyer në një tragjedi. Pas shpalljes së rezultatit, ku fitues është kandidati Socialist, Aleksandër Çela me 200 vota diferencë, 35-vjeçari Fatmir Perre për të festuar fitoren ka marrë çiften dhe ka qëlluar në ajër.
Pakujdesia dhe alkooli që mendohet të jetë konsumuar gjatë festës, ka shkaktuar dhe plagosjen e gjashtë personave.
Sipas policisë të plagosur janë; K.Çela 19 vjeç, I.Shkullaku 18 vjeç, E.M. 16 vjeç, Xh.Liço 19 vjeç, P.Perre 35 vjeç dhe M.Beleshko 18 vjeç.
Policia ka bërë arrestimin e 35-vjeçarit dhe ka dhënë ndihmën e parë për të lënduarit.
a.k/NOA