English

Gratë kundër xhelatit

Benghazi, Libi – Amal Abdullah-Ali është 44-vjeçare. Pra ajo ka jetuar vetëm dy vjet pa Muammar Gaddafi-n në pushtet, dhe ajo gjatë gjithë jetës është lutur që të mos sillte në jetë një foshnjë “në këtë vend gërmadhë”.

Ajo më biron me shikimin e saj nëpërmjet syzeve të trasha. Ka kaluar gjithë këto vite në labirintin e errët të Gaddafi-t. Kur ishte në shkollë të lartë, e kishte të detyrueshme ta lexonte “Librin e gjelbër” të Gaddafi-t, i cili u bën thirrje njerëzve të bashkohen në turmë. E pikërisht ai po i shtyp masat. Atë e kishin nxjerrë nga mësimet për t’i parë njerëzit që i kishte varur Gaddafi – disa fshatarë të gjorë.
“Ai është munduar ta ndërrojë gjithçka, madje edhe mbamendjen tonë”, ka thënë ajo. “Tani ose fitojmë, ose vdesim”.

Njerëzit pyesin: Kush janë “rebelët” libianë? Kush janë njerëzit të cilët kontrollojnë pjesën lindore të vendit dhe xhepat e mbushur perëndimorë, dhe luftojnë për të shpëtuar Libinë nga duart brutale të Gaddafi-t? Në mesin e tyre ka edhe gra si Abdullah-Ali, një mësuese. Janë njerëz që duan një shtet ku, thënë me fjalët e kushëririt të saj, “muret nuk kanë veshë”.

Në Teheran, ku ato ishin në shumicë karshi burrave që kërkonin largimin e rrugaçëve të regjimit në verë të vitit 2009, dhe Tunis dhe Kajro, ku ato ishin në ballë të barrikadave, kam parë trimëresha myslimane të cilat, sikurse shumica e njerëzve përgjatë Lindjes së Mesme, sot po kërkojnë një baraspeshë ndërmjet besimit dhe modernitetit – duke lavdëruar të dyja, por pa mohuar asnjërën. Ato nuk po kërkojnë të jenë kundër Perëndimit ose kundër Islamit. Atyre u ka ardhur në majë të hundës duke jetuar në një shoqëri konservatore ku fëmijët e tyre nuk shohin të ardhme.

Libia e Gaddafi-t është një shtet gërmadhë. Me naftën, gazin dhe popullsinë e vogël, do të mund të ishte një Dubai. Në vend të kësaj, Bengazi e bën Lagosin të duket i lulëzuar. Konstruksioni i vetëm që kam parë është një kullë transmisioni për dy kompanitë celulare të kontrolluara nga njëri prej djemve të despotit. Çdo institucion është shkatërruar me qëllim që të fshiheshin kujtimet që lidhen me diktatorin. Në lindje të vendit sheh vetëm pluhur dhe baltë. Banorët thonë se krejt çfarë ka mbetur nga kujtimet e tyre për diktatorin është se libri i tij ishte i zi.

Po rrinim ulur në banesën e Mohamedit, me vajzën e tij 14-vjeçare, Naxhijen, e cila më tha se ishte e lumtur se nuk do ta studionte Librin e gjelbër. Sytë e saj të zinj i kishin rënë rreth fytyrës me sy të ndritur. Nëna e saj, elegante dhe e mbështjellë me një shami, ka thënë se kishte disa telashe: Naxhije po refuzon ta mbulojë kokën.
“Ajo më thotë: ‘Jo, harroje’”.

Naxhije nëpërmjet buzëqeshjes së saj më jep të kuptoj se kjo ishte e vërtetë. Ajo ka thënë se assesi nuk do ta veshë shaminë që e mbajnë të gjitha shoqet e saj, me përjashtim të njërës. Por a do të ngulmojë nëna e saj? Do të ishte më mirë që vetë vajza të vendosë për atë që do të ishte më e mirë për të, mendon Mohamedi.
Libia lindore, nën flamurin trengjyrësh, duket një vend i çuditshëm, një tabula rasë ku secili po mundohet të gjejë atë që është më e mira për të. Vendi këtu është i lidhur për kultin e personalitetit. E nëse njerëzit nuk çmojnë personalitetin e liderit, atëherë ai përpiqet kot t’ua ndërrojë mendjen.

Plumbat dhe granatat kanë shpuar muret e shtëpive edhe 20 kilometra larg Bengazit, deri aty ku bombardimet e NATO-s në mars ndaluan marshimin e trupave të Gaddafi-t. Tani është imperativ të përfundohet puna – po përdoren të gjitha veglat, ushtarake, diplomatike dhe ekonomike për ta rrëzuar Gaddafi-n. Kështu pra, Naxhije dhe brezi i saj nuk janë helmuar me Librin e gjelbër.

“Kur ne themi se kurrë nuk do të harrojmë, ne e themi përnjëmend”, ka thënë Presidenti Obama pas vrasjes së Osama Bin Ladenit. Fjalë të fuqishme – dhe njësoj të zbatueshme, do të thosha, për tiranin që qëndron në rezidencë.

Amal Obeidi është një shkencëtare sociale që po mundohet të gjejë sesi do ta plotësojë shoqëria zbrazëtirën eventuale. Ajo po i ndihmon në koordinimin e komiteteve të akademikëve dhe profesionistëve – në një tranzicion pasgaddafian. Ata po trajnohen sesi të menaxhojnë ekonominë, median, sigurinë dhe naftën. Pavarësisht prej kaosit dhe vakumit, njerëzit janë të mahnitur, më thotë ajo. “Ata s’kanë çfarë të humbasin”.
Me një doktoratë nga një universitet britanik, Obeidi, një grua përplot energji, është ngritur si një figurë shumë e rëndësishme. Ajo një herë kishte punuar në një projekt të Seif al-Islam el-Gaddafi-t, djalit më ambicioz të diktatorit, që kishte për qëllim ofrimin e një kushtetute të re – ku përfshihen edhe disa të drejta themelore. Seif al-Islam do të thotë shpatë e islamit. E ajo tani e quan “shpatë e ëndrrave shterpe”. Ai ishte njëri prej atyre që e dinte se megalomania e babait do t’i sillte telashe familjes diktatoriale.

Obeidit i ra hise të mbante një fjalim këtyre ditëve në një objekt të gjykatës jashtë Bengazit, që është simbol i kryengritjes libiane për një shtet ligjor. Një mik e kishte këshilluar ta vishte një shami. Ajo refuzoi. Kjo është një periudhë tranzicioni. Është e rëndësishme disa gjëra të bëhen të qarta. Një prej tyre, për Obeidin, është: Pranoni gratë ashtu si janë, me shami, apo pa të.

Një mister i madh i botës arabe ka qenë mosmobilizimi i tyre. Të gjitha këto gra, në mënyra të ndryshme, po e thonë zëshëm: “Është koha jonë, është radha jonë, radha jonë ta themi fjalën për jetët tona”. Koha kur Perëndimi nuk donte t’i shihte dy anët e mendimit ka sjellë vetëm terror ose antiterror, vlera perëndimore ose islamizim, dhe kështu i ka kontribuar drynit të diktatorëve. Tani është koha që Naxhijes të mos i ngrihet buzëqeshja dhe të shporret xhelati.

KOMENTE