Oslo, 13 maj 2011, NOA- Greqia shprehet e vendosur për të ruajtur monedhën euro, si anëtare e unionit të përbashkët europian.
Kjo deklaratë ka ardhur nga ana e Kryeministrit Grek, Jorgo Papandreu, i cili gjatë samitit të socialdemokratëve të mbajtur në Oslo u shpreh se, “Kemi vendosur të ruajmë euron. Nuk mund të kthehemi mbrapa dhe nuk po lëvizim në këtë drejtim. Kemi krijuar një union monetar, por jemi vetëm në gjysmën e rrugës”.
Ndërkohë mediat greke deklarojnë se GDP-ja në vend, në tremujorin e parë të vitit ka filluar të rritet, duke shënuar një progres prej 0.8 për qind.
Por pavarësisht kësaj, Papandreu ka rikonfirmuar angazhimin e tij drejt ruajtjes së monedhës së përbashkët europiane.
a.y/NOA