Stokholm, 13 Maj NOA - Një tjetër hulumtim i ri në avantazh, i është shtuar literaturës shkencore të kafes, ku disa shkencëtarë e konsiderojnë si të nevojshme ndërsa shumë të tjerë janë kundër saj.
Këtë herë studiuesit kanë bërë të ditur se konsumimi i kafes tek fermat në moshë i ndihmon ato në luftën kundër kancerit në gji, por diçka e tillë nuk mund të provohet përjashtuar këtu vetëm mundësinë e statistikave të nxjerra, që për fat të keq nuk funksionojnë me të gjitha llojet e tumorit në gji.
Ky është rezultati që njoftohet nga Instituti Karolinska në Stokholm, ku përgjatë studimit janë vëzhguar më shumë se 5 mijë femra mbi moshën 50-vjeçare, me një kujdes të veçantë tek shëndeti i tyre dhe në atë çka konsumonin.
Është bërë e ditur se konsumimi i kafes ka një ndikim pozitiv kundrejt tumorit, madje 5 filxhanë në ditë e reduktojnë rrezikun e tumorit me rreth 20%.
r.b/NOA