Tiranë, 13 maj 2011, NOA – Ndërkohë që numërimi i votave për kryetarin e bashkisë së Tiranës vazhdon ende në njësinë bashkiake nr. 5, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi rezultatet mbi votat e marra nga dy partitë e mëdha politike në vend, ku deri tani rezulton se Partia Socialiste është më e votuar si parti në rang vendi, me një diferencë votash prej 1485 votash më shumë se Partia Demokratike.
Deri më tani sipas rezultateve zyrtare të KQZ-së PS numëron 401 927 vota, ndërsa PD 309 442 vota.
LSI renditet e treta me 108 246 vota.
Më pas në radhë vjen PR me 67 039 vota, mandej PDIU që numëron 59 499 vota.
PDS ka marrë 48 998 vota, PDK 43 402 vota, PBDNJ me 38 183.
Vota popullore për Partinë Socialiste ishte e dukshme që pas rezultateve të marra nga kandidatët e saj në bashkitë më të mëdha të vendit, ku u rikonfirmuan apo u zgjodhën kandidatët e opozitës, që garuan nën siglën e koalicionit të majtë “Aleanca për të Ardhmen”.
mit/NOA