English

Kryeqyteti “pushtohet” nga fletët e pavlefshme

Tiranë, 13 maj 2011, NOA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve raporton se në kryeqytet, kutitë e votimit janë dominuar nga një numër i lartë i fletëve të pavlefshme.

Sipas këtij institucioni, llogaritet se vetëm për kandidatët për kryetar bashkie të Tiranës, 6435 vota të hedhura nga qytetarët janë të pavlefshme, për të vijuar më tej me 8084 vota të hedhura për Këshillin Bashkiak.

Sakaq kjo shifër konsiderohet e lartë në raport me votat e përgjithshme në kryeqytet, për shkak edhe të diferencës së votave mes garuesve për bashkinë e Tiranës, e cila duhet thënë që gjatë 5 ditëve të numërimit ka njohur luhatje nga më të ndryshmet, duke ndryshuar kryesuesit nga dita në ditë.

Ndërsa nga ana e përfaqësuesve të opozitës, lidhur me këto fleta ka pasur aludime nga më të ndryshmet për manipulime të mundshme.

Aktualisht betejën për kryeqytetin e kryeson kandidati i maxhorancës Lulzim Basha me qindra vota në avantazh ndaj atij socialist Edi Rama.

a.y/NOA

KOMENTE