English

KZAZ 49, vendim për të larguar deputetët dhe vëzhguesit e paautorizuar

Tiranë, 13 maj 2011, NOA- KZAZ Nr.49 te njësia bashkiake numër 5 në kryeqytet, pak minuta më parë ka marrë vendim që të nxjerrë jashtë kësaj qendre gjithë deputetët dhe personat e paautorizuar.

Sipas këtij vendimi brenda shkollës “Vasil Shanto”, në ambientin ku po bëhet numërimi i kutive të fundit të votave për nxjerrjen e fituesit për bashkinë e Tiranës, do të lejohen vetëm vëzhguesit e huaj, ata vendas gjithashtu edhe mediat të cilat do të bëjnë transparencën e numërimit.

Më tej theksohet se deputetët e të dyja kampeve dhe personat e paautorizuar do të nxirren jashtë në mënyrë që procesi i numërimit të shkojë sa më i qetë dhe pa ndikime mbi komisionerët nga radhët e përfaqësuesve partiakë.

Nga kjo njësi raportohet janë numëruar 54 nga 65 kuti në total dhe pritet që pas dërgimit të procesverbalit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të krijohet dhe rezultati aktual i bilancit të votave mes kandidaturave për bashkinë e kryeqytetit.

Aktualisht në totalin e votave kryeson kandidati i koalicionit “Aleanca për qytetarin”, Lulzim Basha me mbi 600 vota në avantazh ndaj kandidatit të koalicionit “Aleanca për të ardhmen”, Edi Rama.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Albani Bani19:30 - 13 Maj 2011
    te fitoj me i miri e te um ma i keci