Shkup, 13 maj 2011, NOA- Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka hedhur shortin për radhitjen e partive dhe koalicioneve në listën zgjedhore.
Demokracia e Re do të ketë numrin 1 në listën zgjedhore, Partia për Demokratët e Bashkuar në Maqedoni (PODEM) 2, SDU-3, Bashkimi Demokratik Shqiptar 4, VMRO dhe koalicioni 5, VMRO-Popullore numër 6, LSM dhe koalicioni numër 10, BDI 7, PDSH 8, PPD 16 dhe RDK 17,etj.
Gjithsej janë dorëzuar 18 lista, prej të cilave 16 parti dhe dy koalicione. Përfaqësuesit e partive politike tërhoqën shortin e organizuar nga KSHZ.
(INA)/NOA