English

Ora 14.35 – KQZ jep rezultatin për 464 nga 485 kuti, Basha 876 vota më shumë se Rama

Rifreskohet minutë pas minute

Tiranë, 13 Maj 2011 NOA/ 14.35 – Ndërkohë që numërimi i votave në njësinë bashkiake nr. 5 vazhdon, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk po përditëson rezultatet e deritanishme për kutitë e numëruara deri më tani, ndërkohë që jep rezultatet vetëm për 464 kuti votimi të numëruara ndër 485 gjithsej që ka Tirana.

Në këto rezultate kandidati demokrat Lulzim Basha numëron 120162 vota, kurse Edi Rama 119286 vota dhe Hysni Milloshi, 1318 vota.

Diferenca mes dy kandidatëve Edi Rama dhe Lulzim Basha mbetet e ngushtë me 876 vota, në favor të kandidatit demokrat Basha.

KOMENTE