English

Parashikimi i motit për 14 maj 2011

Tiranë, 13 maj 2011, NOA- Gjatë dites se nesërme vendi yne do te karakterizohet nga kushte te qendrueshme atmosferike ku moti i kthjellet do te dominoje ne te gjithe territorin Shqiptar perjashtuar zonat malore juglindore te cilat do te kene vranesira gjate oreve te mesdites.

Shqiperia

Sipas MeteoAlb, edhe pasditja do te vijoje me mot te kthjellet ne zonat e uleta dhe bregdetare ndersa zonat malore do te mbeten me vranesira dhe te dendura sidomos ne verilindje dhe juglindje te Shqiperise.

Temperaturat e ajrit nuk do te pesojne ndryshime te dukshme ne vlerat e mengjesit ndersa mesdita do te sjelle nje rritje te lehte te temperaturave ne vend.

Era do te fryje e lehte ne toke dhe ne det me shpejtesi 18 km/h dhe drejtim Perendimor ndersa dallgezimi ne Adriatik dhe ne Jon do te jete i ulet.

Europa

Neser, Europa veriore dhe Veriperendimore do te mbetet me kushte te paqendrueshme atmosferike pasi vranesirat dhe shirat do te dominojne ne keto vende. Shira me te dendur do te bien ne Skandinavi dhe Ishujt Britanike. Gjithashtu me vranesira dhe shira do te dominohet Europa Qendrore dhe zona e Alpeve ku shirat do te shoqerohen me stuhi te frota ere. Vranesira reshje shiu dhe stuhi ere do te kete dhe ne nje pjese te Europes jugperendimore ku problematike do te paraqitet dallgezimi i larte ne det. Ndersa gadishulli i Ballkanit si edhe Europa Lindore do te karakterizohen nga moti i kthjellet dhe vranesira te lehta.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Ishujt Britanike do te mbeten me shira intensive

- Gjermania rrezikohet nga vranesira dhe shira

- Spanja alarmon stuhi te forta ere dhe dallgezim ne det

a.y/NOA

KOMENTE