Tiranë, 13 maj, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Premte, 13 Maj 2011.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor; “Njësia 5 nxjerr fitues Ramën”, i cili flet për llogaritë e socialistëve në bazë të votave të marrë më parë në këtë njësi.
Disa tituj të tjerë janë; “Nga sa vende kanë në Këshillat Bashkiak, PS, PD dhe LSI”. “Kreu i bashkisë në Kavajë; Reformë të thellë në stafin bashkiak”.
Gazeta “Panorama” hapet me titullin kryesor, “Negociata me PD e PS, ambasadorët vendosin numërimin e votave”, i cili flet për ndërhyrjen e diplomatëve gjatë procesit të votimit. Disa titujt të tjerë të kësaj gazete janë; “”16 kuti të "kuqe " ndajnë fituesin, 6210 vota dalin të pavlefshme”, “Hysni Milloshi: PS nuk na pranoi në koalicion, nuk jemi tradhtare”, “Miri i Xhikes, analizë ADN-ja familjarëve të Tufës”.
“Gazeta Shqiptare”, hapet me titullin kryesor, “Rama-Basha, votë me policë dhe me ambasador”, i cili flet për zhvillimet e djeshme në në Tiranë. Disa tituj të tjerë janë:
“18 kutitë e fundit, Basha 800 vota para”, “Berisha pranoj çdo rezultat të zgjedhjeve”, “Klubi në shkollë: Shita sa gjithë muajin”.
Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor; “Nata e kutive të fundit në Tiranë, numërimi ruhet me ambasador”, i cili u referohet zhvillimeve të natës së mbrëmshme dhe orëve të para të mëngjesit në njësinë numër pesë. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Rindërtohet skena e vrasjeve të 21 janarit”, “Kadare: Shqipëria e dobët dhe me dy shtete”, “Mazhoranca humbet proporcionalin, humbet Shkodrën dhe Kukësin”.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al
a.k/NOA