English

Tiranë , “Aleanca për qytetarin” 2056 vota më shumë se “Aleanca për të ardhmen”

Tiranë, 13 maj 2011, NOA- Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rezulton se koalicioni i djathtë “Aleanca për qytetarin” deri tani ka marrë shumicën e votave në Tiranë.

Sipas shifrave të publikuara nga ky institucion rezulton se, koalicioni “Aleanca për qytetarin” ka marrë 105101 vota, ndërsa koalicioni i majtë “Aleanca për të ardhmen” ka marrë 103045 vota.

Koalicioni i djathtë llogaritet që sipas këtyre shifrave të publikuara nga KQZ të ketë marrë 2056 vota më shumë se kampi tjetër opozitar.

Vihet re se aktualisht në këtë linjë është edhe gara për kryebashkiak të Tiranës, ku kandidati i maxhorancës kryeson me më shumë se 600 vota në avantazh ndaj kandidatit të opozitës, Edi Rama.

a.y/NOA

KOMENTE