Tiranë, 13 Maj 2011 NOA - Rezultatet e procesit tё përzgjedhjes pёr Vizat e Shumёllojshmёrisё 2012 (DV-2012) janё anuluar në mbarë botën përfshirë dhe Shqipërinë.
Këtë e konfirmoi para pak çastesh për agjencinë NOA, një burim zyrtar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Rezultatet e shpallura mё parё nё faqen e internetit tё Kontrollit tё Statusit tё Aplikimit (Entry Status Check - ESC) tё Departamentit tё Shtetit, dvlottery.state.gov, janё shpallur gabim dhe tani janё tё pavlefshme.
Ambasada duke publikuar sonte “njoftimin e rёndёsishёm nё lidhje me Programin e Vizave tё Shumёllojshmёrisё DV-2012”, - tha se “rezultatet ishin jo tё vlefshme sepse ato nuk prezantonin njё pёrzgjedhje tё drejtё dhe tё rastёsishme tё aplikuesve, siç kёrkohet nga ligji Amerikan”.
“Kjo nёnkupton qё ne kemi shfuqizuar tё gjitha njoftimet qё informonin aplikuesit se ata ishin pёrzgjedhur pёr shqyrtim tё mёtejshёm nё programin DV-2012; nёse ju keni marrё njё njoftim tё tillё nёpёrmjet ESC-sё nё dvlottery.state.gov, ai njoftim nuk ёshtё mё i vlefshëm”, - thekson ambasada amerikane.
Ajo informon më tej se njё process i ri i pёrzgjedhjes sё rastёsishme do tё kryhet bazuar nё aplikimet tuaja fillestare pёr programin DV-2012.
“Nёse ju keni dorёzuar njё aplikim tё suksesshёm nga data 5 Tetor 2010 deri mё 3 Nёntor 2010, ju nuk keni nevojё tё aplikoni pёrsёri. Aplikimi juaj do tё pёrfshihet nё pёrzgjedhjen e re tё rastёsishme. Numri juaj i konfirmimit, i cili kёrkohet pёr tё pёrcaktuar statusin e hyrjes suaj, mbetet i njёjtё. Ne nuk pranojmё aplikime tё reja pёr programin DV-2012”, - thotë ambasada e SHBA në Tiranë.
Kurse deklaron më tej: “Ne shpresojmё qё rezultatet e procesit tё ri tё pёrzgjedhjes sё rastёsishme tё mundёsohen nga data 15 Korrik 2011 nёpёrmjet funksionit tё ESC-sё nё dvlottery.state.gov. Ne shprehim keqardhje pёr çfarëdo lloj vёshtirёsie qё mud tё jetё krijuar”.
Pёr informacione tё mёtejshme dhe pёrditёsime tё ardhshme rreth programit tё DV-2012, ambasada amerikane fton të vizitoni http://www.dvlottery.state.gov/ dhe
http://travel.state.gov/visa/immigrants/types/types_1322.html.
e.t/NOA