English

Zbulim i rëndësishëm shkencor rreth virusit HIV

Një person që është i infektuar me virusin HIV mund të reduktojë përhapjen e këtij virusi te personat e tjerë të pa-infektuar nëse pacientit i jepen medikamente anti-retrovirale, menjëherë.

Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se barërat anti-retrovirale mund të reduktojnë rrezikun e infektimit deri në 96 përqind, sipas një trajtimi që është bërë në më shumë se 1700 çifte në Afrikë, Azi, Ameriken Latine dhe në SHBA.

Majkell Sidibe, Drejtori Ekzekutiv i Programit të Përbashkët të OKB-së rreth HIV/SIDA-s, ka thënë se rezultat tregojnë një “zbulim të madh”, citon radio Evropa e Lirë.

Drejtoresha e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maregaret Çan, ka thënë se trajtimet janë “një zhvillim tejët i rëndësishëm, sepse ne e dijmë që transmetimet seksuale përbëjnë rreth 80 % të të gjitha infektimeve të reja”.

Kombet e Bashkuara planifikojnë që të organizojnë një konferencë për të diskutuar këto trajtime.

KOMENTE