Tiranë, 14 maj, NOA – Më korrekt sesa politikanët dhe komisionerët e partive politike kanë qenë ambasadorët e akredituar në Tiranë. Mëngjesit të sotëm, në qendrën e numërimit të votave janë paraqitur ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleksandër Arvizu dhe ambasadori i BE-së, Etore Sequi dhe mjaft vëzhgues ndërkombëtarë. “Ne jemi të parët sepse jemi të përpiktë dhe kemi shumë interes për procesin e numërimit të votave”, tha Sequi.
Ndërkohë që puna për numërimin e 8 kutive të mbetura nuk ka nisur ende edhe pse ishte paralajmëruar në orën 08:00.
a.k.NOA