English

Berisha: Të presim rezultatin e KQZ për garën Basha-Rama

Tiranë, 14 Maj 2011 NOA – Ky proces ka përfunduar me një ngushticë të paimagjinueshme. Sipas database të PD ka përfunduar me fitoren e Bashës dhe sipas database të PS me fitoren e Ramës.

“Ndaj, - tha Berisha, - i bëj thirrje të gjitha palëve që të presin, me interes sigurisht, finalizimin e procesit, pasi, në çdo vend të botës, një proces i ndarë në vota që shkojnë me shifra të tilla ka një legjitimitet për tu rishqyrtuar nga qeliza në qelizë”.

Berisha tha këtu se vendi ynë ka një sistem që i bën këto shqyrtime duke the3ksuar se “ne nuk mund të hedhim as fijen më të vogël të dyshimit”.

Duke iu rikthyer rezultatit, Berisha tha se KQZ në përputhje me ligjin është i detyruar të shpallë vetëm atë rezultat që gjendet në procesverbalet e qendrave të votimit, me të dhënat e tabelave të atyre zonave.

Duke përfunduar fjalën nga selia e PD, kryedemokrati bëri thirrje “për kontroll të emocioneve në të gjitha krahët”.

Berisha tha që “të presim shqyrtimin dhe fjalën finale të KQZ”. Kurse shtoi: “Ftoj edhe kandidatët që të pranojnë këtë qëndrim, si qëndrimin më me interes të secilit prej tyre”.

Berisha theksoi dhe një herë se sipas tij dhe PD Basha është përpara në garën për Tiranën por shtoi se do të pritet që të dalë rezultati i KQZ të cilin premtoi se “ne nuk do ta vëmë në diskutim”.

e.t/NOA

KOMENTE