English

Danimarka vendos kontrolle në kufij, BE kërcënon me padi

Bruksel, 14 maj, NOA - BE kërcënon Danimarkën me një padi, për shkak të futjes së kontrolleve të paralajmëruara në kufij. Nga shqyrtimet e para rezulton se ky hap mund të cenojë marrëveshjen Shengen si dhe rregullat e tregut të brendshëm, shkruan presidenti i Komisionit të BE-së Barroso, në një letër drejtuar kryeministrit danez, Lars Rasmussen. Edhe komisionerja e BE-së për politikën e brendshme Cecilia Malmstrom, bëri të qartë se Brukseli nuk do druhet të paraqesë padi për shkelje të marrëveshjeve në Gjykatën Evropiane. Malmstrom, u bëri thirrje vendeve anëtare t'u kundërvihen "tendencave nacionaliste dhe thjeshtëzuese" në BE. Nën trysninë e populistëve të djathtë, qeveria daneze të mërkurën njoftoi se do të vendosë kontrolle të përhershme në kufijtë me Gjermaninë dhe Suedinë si dhe në porte dhe aeroporte.

Për këtë arsye pikat kufitare do të jenë të pajisura me personel 24 orë rresht. Ky vendim u argumentua me masat në luftën kundër kriminalitetit të organizuar, para së gjithash nga evropianolindorët, por edhe me imigracionin e paligjshëm.

a.k/NOA

KOMENTE