English

Edhe pas 5 kutive të njësisë Nr. 5, Basha ruan avantazhin

Tiranë, 14 maj 2011, NOA- Aktualisht në njësinë bashkiake numër 5 në kryeqytet në KZAZ-në numër 49 janë numëruar pesë kuti dhe ngelen ende tre të tilla për tu numëruar.

Ndërkaq Komisioni Qendror i Zgjedhjeve aktualisht ka publikuar rezultatet e të pesta kutive të kësaj njësive duke bërë të ditur, se edhe pas mbledhjes së këtyre shifrave, kryeson kandidati i koalicionit të djathtë Lulzim Basha.

270 vota është avantazhi i Bashës ndaj kandidatit të Partisë Socialiste, njëherësh kryetari i saj, duke bërë që ai të presë publikimin e rezultateve të katër kutive të tjera, për të vulosur rezultatin.

Aktualisht sipas KQZ, Lulzim Basha numëron aktualisht 124138 vota, kurse Edi Rama 123868 vota, një kryesim që kandidati i “Aleancës për qytetarin” e mban prej dy ditësh rresht.

Nga ana e shefit të opozitës Edi Rama i cili pret të rikonfirmohet për të katërtën herë në Bashkinë e Tiranës, euforia ka rënë, për t’ia lënë vendin gjuhës së akuzave, për fletat e pavlefshme.

Por sipas të dhënave paraprake kandidati Rama nga votat e numëruara në njësinë numër 5 kryeson me 4385 vota ndaj kundërshtarit të tij, Lulzim Basha.

a.y/NOA

KOMENTE