Los Anxhelos, 14 maj, NOA-Sipas disa studiuesve në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos, drejtuar nga Zhaoping Li dhe botuar në “American Journal of Nutrition”, fistikët janë një ushqim i shëndetshëm për zemrën dhe ruajtjen e linjës..
Për studimin, janë marrë 52 persona mbipeshë që janë ndarë në dy grupe. Grupi i parë merrte 75 fistikë në ditë, për një total 240 kalori, ndërsa grupi i dytë merrte 60 gramë fistikë në ditë, për rreth 220 kalori.
Nga testet mjekësore të kryera pas 12 javëve vëzhgimi, te grupi i parë u re se BMI (indeksi i masës trupore) ishte më i qëndrueshëm dhe zemra më e shëndetshme, falë, sipas studiuesve, dozave të larta të acideve yndyrore që gjenden te fistikët.
Sekreti, sipas shkencëtarëve, qëndron në sasinë e pasur të yndyrave të pangopura të fistikëve (90%), pavarësisht se janë një ushqim "yndyror”.
a.e./NOA