English

Gjendet pas 4 ditësh trupi i 14-vjeçarit të mbytur në lumin Erzen

Shijak, 14 maj, NOA - Pas katër ditës është bërë e mundur gjetja e trupit të 14-vjeçarit që u mbyt në lumin Erzen. Metjon Dhimitri u gjet pranë zonës ku ishte mbytur në fshatin Rreth të Shijakut.

Vdekja e 14-vjeçarit ka qenë aksidentale. Katër ditë më parë, Dhimitri kishte shkuar të lahej me shokët në lumin Erzen. Pakujdesia e tij ka bërë që të mbytej, ndërsa trupi është gjetur vetëm pas 4 ditësh. Trupi është gjetur nga kalimtarët ndërsa në vendin ku u mbyt në Shijak ishin bërë kërkime dhe nga polumbarët.

a.k/NOA

KOMENTE