English

Grabisnin telat elektrikë, arrestohen 5 të rinj

Vlorë, 14 maj, NOA – Pesë të rinj nga qyteti i Vlorës kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen si autorët e grabitjes së telave të energjisë elektrike të linjës Vlorë-Zvërnec. Operacioni i koduar “Zvërneci” ka vënë në pranga; Ermal Hakim Veshaj, 22 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë, Manuel Akim Veshaj, 21 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”, Viktor Lavdosh Çela, 23 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku” dhe Julian Fadil Koçiaj, 21 vjeç, banues në lagjen “Partizani”.

Ndërkohë që është shpallur në kërkim dhe një tjetër person. Të rinjtë kanë prerë gjatë orëve të natës telin përcjellës të energjisë elektrike të linjës Vlorë-Zvërnec me qëllim përfitimi. Ata kishin planifikuar që këtë tel ta shishin më pas. Gjatë arrestimit atyre u është janë sekuestruar: katër rrota me tel bakri, një palë pinca të verdha që u shërbenin për prerjen e telit të linjave elektrike dhe një automjet tip Ford “Focus” me targa VL 6225 B, të falsifikuara.

Policia e Vlorës kishte kohë që ishte venë në ndjekje të personave të arrestuar, pasi ata dyshoheshin si autor të vjedhje të tjera të linjave të energjisë elektrike. Policia dyshon se ata janë autorët e grabitjes së linjës elektrike në fshatin Dukat, në fshatin Ilias, etj.

a.k/NOA

KOMENTE