English

“Harku” kap 16 trafikantë dhe 47 kg marijuanë

Prishtinë, 14 maj 2011, NOA – Në një operacion të mirëorganizuar antidroge të Policisë së Kosovës i koduar si operacioni ‘Harku’ janë sekuestruar 47 kg marihuanë dhe janë arrestuar 16 persona të dyshuar për trafik droge brenda dhe jashtë Kosovës, ndërkohë që vijon operacioni për arrestimin e personave të tjerë.

Fale operacionit hetimor në rrugë operative ishte Departamenti i Hetimit të

Trafikimit me Narkotikë, që ra në gjurmët e një grupi të organizuar, që trafikonte substanca narkotike brenda dhe jashtë territorit të Kosovës.

Gjatë bashkëpunimit edhe me policinë e Maqedonisë, policia e Kosovës kreu kontrolle në pesë komuna të Kosovës, Prishtinë, Kastriot, Hani i Elezit, Ferizaj, Gjilan.

Gjatë kontrolleve u arrit të kapej 22 kg marijuanë në Kastriot; 7 kg marijuanë në Hanin e Elezit; 12 kg marijuanë në Ferizaj; 6 kg marijuanë në Gjilan si dhe dy peshore

elektrike dhe një qese me fara Cannabis Sattiva; si dhe u sekuestrua edhe dy automjete në Gjilan e Ferizaj.

Sipas policisë sasia prej 47 kg marijuanë arrin në vlerën e rreth 25.000 Euro.

Policia e Kosovës bën me dije se të arrestuarit janë I.Hakiqi në Prishtinë; N.Lika në Ferizaj; Sh.Halimi në Prishtinë; Xh.Livoreka në Kaçanik; M.Gashi në pejë; B.Zeqiri në Ferizaj; F.Reçica në Ferizaj; M.Livoreka në Kaçanik; A.Çakolli në Prishtinë; I.Braka në Hanin e Elezit; N.Rakoci në Prishtinç; Z.Braka në Hanin e Elezit; K.Feta në Kastriot; R.Sylejmani në Gjilan; I.Saliu në Hanin e Elezit; N.Kerqeli në Gjilan.

Policia e kosovës njofton se në këtë operacion morën pjesë rreth 50 zyrtarë policorë nga njësitë speciale hetimore, njësitë mbështetëse, K-9 Forenzika.

Të 16 të arrestuarit janë nën akuzë për blerje, posedim dhe shpërndarje e shitje të paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe të substancave psikotropike.

mit/NOA

KOMENTE