English

Imamët: Hakmarrje për çdo imam të vrarë

Tripoli, 14 maj 2011, NOA – “Mijëra persona do të vdesin për çdonjërin nga 11 imamët e vrarë dje gjatë sulmit ajror të forcave të NATO-s, në qytetin Brega të Libisë”. Kërcënimi erdhi nga disa imamë libianë të mbledhur në një konferencë në kryeqytetin e Libisë, Tripoli, që lajmëruan se 11 imamët mbetën të vrarë dje gjatë konfrontimit me forcat ushtarake të Aleancës së Atlantikut të Veriut, si Italisë, Francës, Danimarkës, Katarit, Emirateve të Bashkuara Arabe.

Mësohet se mesazhi i hakmarrjes për imamët u artikulua gjatë konferencës së sotme për shtyp të zëdhënësit të qeverisë së Tripolit, e cila denoncoi se mes 16 viktimave të sulmit me raketa raid në qytetin Brega, në Libinë Qendrore, ishin 11 imamë.

Imamët islamë i bënë thirrje të gjithë muslimanëve në mbarë botën që ta mbështesin këtë hakmarrje.

Por, NATO nuk e konfirmon vrasjen e 16 civilëve në Brega, porse shprehu ngushëllimet për viktimat.

NATO përmes zëdhënëses Carmen Romero nënvizoi se nuk ka asnjë të dhënë se imamët janë vrarë nga sulmi i NATO-s.

Romero tha se “nuk i komentojmë kërcënimet, duke përsëritur se atë që duhej të thonim për sulmin në Brega e deklaruam dje”.

Ndërkohë më herët koloneli libian Muammar Gheddafi pas bombardimit të NATO-s në vendndodhjen e tij në Tripoli deklaroi se ndodhet në një vend të sigurt në të cilin nuk mund ta gjejë dot kush.

“Dua t’u them se bombardimet tuaja nuk mund të më godasin, pasi miliona libianë do të ruajnë në zemrat e tyre, deklaroi në një daljke të shkurtër në televizionin libian kolonel Gheddafi.

mit/NOA

KOMENTE