Rusi, 14 maj, NOA - Kampionati botëror i hokejit në akull për vitin 2016 do të mbahet në Moskë dhe Shën Peterburg. Rusia e fitojë garën për të drejtën që të organizojë kampionatin pasi rivalët e vetëm, Danimarka dhe Ukraina, u tërhoqën gjatë një kongresi ndërkombëtarë për këtë lloj të sportit që u mbajt në kryeqytetin sllovak, Bratislavë.
Kryeministri rus, Vladimir Putin, ka marrë pjesë në këtë kongres që të përkrahë aplikimin e shtetit të tij për organizimin e këtij kampionati në vitin 2016.
NOA.RFE