English

Kapen 431 kg hashash në Itali, ishte nisur nga Durrësi

Tiranë, 14 maj, NOA – Një gomone e nisur nga brigjet shqiptare është ndalur në Bari të Italisë me 431 kilogramë hashash. Lajmi është konfirmuar nga Policia Shqiptare, e cila sqaron se sinjalizimi për sasinë e lëndës narkotike, i është dhënë palës italiane nga roja bregdetare shqiptare.

Gomonia është pikasur nga Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare Durrës rreth orës 20.30’ të ditës së djeshme. Më pas janë vënë në lëvizje strukturat e policisë në Durrës dhe Vlorë dhe janë vënë në ndjekje të mjetit shërbimet e Delta Forcës, si dhe mjetet e Guardia di Finanzia në Vlorë dhe në Durrës.

Skafi me gjatësi 5 metra dhe me motor 80 kuaj fuqi u bllokua rreth orës 00.45’ në Bari.

Policitë e dy vendeve po bashkëpunojnë me autoritetet policore italiane për hetimin e plotë të këtij rasti. Ndërkohë që në njoftimin e policisë nuk përmenden të ndaluar për këtë rast.

Ndërkohë që po dje, policore Italiane, në zonën Marina di Novalie në afërsi të ishujve jonianë sekuestroi një skaf me gjatësi 12 metra me dy motorë me nga 250 kuaj fuqi. Sipas hetimeve të para rezulton se ky mjet mund të jetë përdoru për të transportuar klandestinë nga Greqia. Policia italiane ka arrestuar dhe skafistin grek.

a.k/NOA

KOMENTE