English

KQZ nuk është shprehur, KZAZ nxjerr fitues Ramën, festojnë të dyja kampet

Tiranë, 14 maj 2011, NOA- Pas një numërimi maratonë, pas afro një jave ka përfunduar edhe procesi i numërimit të votave për kryetarin e ri të bashkisë së Tiranës, ku KZAZ numër 49 ka nxjerrë si fitues kandidatin e opozitës Edi Rama.

Njësia bashkiake numër 5 ishte stacioni i fundit, ku fletët e votimit pushuan për të dhënë përfundimisht verdiktin në favor të njërit kandidat.

Gjithsesi këto janë rezultate paraprake, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk është shprehur, pasi ky institucion jep edhe verdiktin përfundimtar.

Sakaq theksohet se të dyja kampet si ai socialist, si ai demokrat po festojnë duke pretenduar se kandidatët respektivë janë shpallur fitues.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Ledio Xhezairi16:22 - 14 Maj 2011
    E KAM UN E KE TI: AJDE-SHER-AJDE €£€£€£€£€£€£€£€£