Tiranë, 14 maj 2011, NOA- Pavarësisht përfundimit të numërimit të votave nga ana e komisionerëve në KZAZ-në numër 49 të njësisë bashkiake numër 5, gjë që shënoi edhe mbylljen e numrave për bashkinë e Tiranës, rezultati sërish vonon.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, institucioni përkatës për të shprehur edhe verdiktin final për garën e kryeqytetit, ende nuk po shprehet.
Nëse për kutitë e tjera procesi i konfirmimit ishte më i shpejtë, kutia e fundit duket se po ha më shumë kohë në publikim, kjo ndoshta për rëndësinë e shifrave apo edhe për ngushticën e rezultatit mes dy kandidatëve.
Sipas të dhënave paraprake pritet që do jetë vetë kreu i këtij institucioni Arben Ristani, ai që do komunikojë rezultatin, apo verdiktin e fundit për garën e Tiranës.
a.y/NOA