English

Mohohen zërat për vdekjen e Gadaffit, i gjallë dhe larg sulmeve të NATO-s

E shtunë, 14 maj 2011, NOA- Hidhen poshtë zërat se koloneli libian Muamar Gadaff ka vdekur.

Këtë fakt e ka pohuar vetë koloneli në një mesazh të publikuar në televizionin shtetëror të vendit të tij, duke siguruar popullin se është gjallë.

Krahas këtij fakti në deklaratën e tij thuhej se vendndodhja e tij nuk ishte e identifikuar nga NATO dhe si e tillë nuk mund të prekej nga sulmet e tij.

Ndërkaq këtë lajm e konfirmoi edhe Ministri i Jashtëm Italian Franko Fratini, i cili tha se kishte raporte të pakonfirmuara se udhëheqësi libian ndoshta është plagosur por ai vazhdon të jetë gjallë, edhe pas goditjeve disa javore të NATO-s kundër këtij vendi.

Ndërkaq në vijimësi përfaqësuesit e qeverisë së Libisë deklarojnë dhe mohojnë faktet për ndonjë goditje ndaj udhëheqësit të tyre.

a.y/NOA

KOMENTE