English

Në Maqedoni inflacioni mbi 5 për qind gjatë 2011

Shkup, 14 maj 2011, NOA- Maqedonia gjatë këtij viti do të përballet me inflacion prej 5,2 për qind dhe rritje ekonomike prej 3 për qind. Ky parashikim është konfirmuar edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Në publikimin më të ri të kësaj organizate me temën “Raporti ekonomik rajonal”, theksohet se rreziku kryesor për ekonominë e Maqedonisë vjen nga çmimet e larta. Inflacion më i lartë se në Maqedoni pritet të ndodhë në Serbi, edhe atë prej 9,9 për qind, transmeton televizioni Alfa.

Për vendet e tjera të rajonit, ekspertët e FMN-së parashikojnë shkalla e inflacionit të lëviz rreth 2 për qind në Mal të Zi dhe Slloveni, rreth 3 për qind në Kroaci dhe rreth 5 për qind në Bosnjë-Hercegovinë. Megjithatë këtyre parashikimeve, Qeveria e Maqedonisë nuk heq dorë nga projektimet e saj dhe se ajo parashikon 3 për qind inflacion në kuadër të projeksioneve që ka hartuar.

(INA)/NOA

KOMENTE