Tiranë, 14 maj, NOA – Ka nisur pak minuta më parë numërimi i votave në njësinë numër pesë në Tiranë. Numërimi i 8 kutive të mbetura do të shpallë edhe fituesin e garës për Bashkinë e Tiranës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet për 477 kuti votimi ndër 485 gjithsej.
Lulzim Basha ka aktualisht 123348 vota, kurse Edi Rama 122777 vota dhe Hysni Milloshi 1352 vota. Në këtë mënyrë, diferenca mes dy kandidatëve Rama dhe Basha është 571 vota, aktualisht në favor të Bashës. Aktualisht po numërohen 4 kuti.
a.k.NOA