Tiranë, 14 maj, NOA – Procesi i numërimit në njësinë numër pesë në Tiranë nuk ka nisur ende. Edhe pse u paralajmërua nga subjektet politike, se sot në orën 08:00 të mëngjesit, komisionerët e dy kampeve do të paraqiteshin për numërimin e 8 kutive të mbetura, ende një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Mesnatën e djeshme, deputetët e PD dhe PS si dhe komisioenrët përkatës, shtynë numërimin pas debateve në lidhje me fletët e shpallura të pavlefshme. Ndërkohë që edhe gjatë mbrëmjes së djeshme, i pranishëm në njësinë pesë ka qenë ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu.
Pritet që procesi të nis paraditen e sotme. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet për 475 kuti votimi ndër 485 gjithsej.
Në to rezulton se Lulzim Basha numëron aktualisht 122929 vota, kurse Edi Rama 122221 vota dhe Hysni Milloshi 1351 vota.
a.k/NOA