English

Njësia numër 5, KZAZ, kushte të reja për vëzhguesit, partitë dhe mediat

Tiranë, 14 maj, NOA – Ka nisur pak minuta më parë numërimi i votave për këshillin bashkiak në njësinë numër pesë. Ndërkohë që procesi i numërimit për kutitë e kandidatëve për Tiranën nuk ka nisur ende.

KZAZ-ja 49 ka nxjerrë sot edhe rregullat e reja për funksionimin e punës në këtë vend numërim. Sipas rregullores së re, KZAZ-ja lejon vetëm 24 vëzhgues nga dy koalicionet, “Aleanca për të Ardhmen” dhe “Aleanca për Qytetarin”. Nga dy forcat kryesore, PD dhe PS lejohen vetëm nga 4 deputetë.

Po ashtu, KZAZ-ja marrë vendimin për limitimin e pranisë së medias. Sipas vendimit të KZAZ, lejohen vetëm 3 përfaqësues të çdo media në ambiente e vendit të numërimit të votave në njësinë numër pesë. Respektivisht dy gazetar dhe një operator. Kjo masë është marrë për të limituar numrin e njerëzve që janë brenda dhe krijimin e kaosit dhe rrëmujës gjatë procesit të numërimit.

a.k/NOA

KOMENTE