English

Parashikimi i motit për 15 maj 2011

Tiranë, 14 maj 2011, NOA- Dita e nesërme do te nise me kthjellime ne te gjithe vendin por gjate oreve te mesdites do te kete shtim te vranesirave ne zonat malore verilindore dhe juglindore.

Shqiperia

Sipas MeteoAlb, pjesa e dyte e dites do te vijoje me mot te kthjellet ne zonat e uleta dhe bregdetare ndersa zonat malore do te mbeten me vranesirave dhe shira te izoluar. Gjate nates parashikohet qe vranesirat dhe shirat te largohen nga i gjithe vendi per te ri-kthyer kthjellimet.

Temperaturat e ajrit nuk do te pesojne ndryshime te dukshme ato do te ruajne vlera konstante ne te dy vlerat ekstremale.

Era do te fryje e lehte ne toke dhe ne det me shpejtesi 20 km/h dhe drejtim Perendimor ndersa dallgezimi ne Adriatik dhe ne Jon te jete i ulet.

Europa

Neser, Europa Veriore do te vijoje me vranesira dhe shira te konsiderueshem ku me problematike nga shira me intensitet te larte situata paraqitet ne Suedi dhe Norvegji. Po ashtu me vranesira dhe shira me intensitet te larte do te jete Europa Qendrore dhe zona a Alpeve sidomos ne pjesen e dyte te dites. Ne ishujt Britanike dominuese do te jene vranesirat dhe shirat por intensiteti i shirave do te jete i dobet. Ndryshe paraqitet situata ne Europen Jugperendimore, Lindore, Pellgun e Mesdheut dhe gadishullin e Ballkanit ku moti i kthjellet dhe temperaturat e larta do te jene dominuese per shkak te qarkullimit te masave ajrore nga Veriu i Afrikes.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Zona e Alpeve do te alarmoje rrebeshe shiu dhe ere te forte

- Ishujt Britanike do te mbeten me shira te dobet

- Suedia, Norvegjia rrezikojne ere e forte, shira intensive

a.y/NOA

KOMENTE