Tiranë, 14 maj, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Shtunë, 14 Maj 2011.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor; “Krahasimi me zgjedhjet e 2009, 8 kutitë e fundit”, i cili është një analizë e rezultatit të pritshëm në njësinë numër pesë, në bazë të zgjedhjeve të vitit të kaluar. Disa tituj të tjerë janë; “Zgjedhjet vendore, PS do të qeverisë 1.7 milionë shqiptarë, PD 600 mijë”, “KQZ mbërrijnë 14 ankimimet e para”.
E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Basha 571 vota para Edi Ramës”, i cili pasqyron zhvillimet e djeshme në numërimin e votave në njësinë 5. Disa tituj të tjerë janë; “Arvizu: Vë bast 100 dollarë që rezultati do kontestohet, Rama e Braçe të pushojnë”, “Ermela nis aventurat me Torosin pas ndarjes me Ervinin”.
“Gazeta Shqiptare”, ka si argument kryesor; “Lulzim Basha i favorizuar, 8 kuti e ndajnë me Ramën”, i cili flet për procesin e numërimit në njësinë numër 5 në Tiranë. Disa tituj të tjerë janë; “571 vota, kryeson PD, SHBA zhbllokojnë situatën”, “Numëruesit, nën presion, por s’falin vota”.
E përditshmja “Shqip” hapet me titullin, “Rama-Basha sërish pa rezultat”, i cili pasqyron gjithë zhvillimet e djeshme në numërimin e votave në njësinë 5. Disa tituj të tjerë janë; “Ambasadori i Holandës: Numërimi po zvarritet”, “Ish-ministri Dritan Prifti drejt “pafajësisë”, “Ndërtuesit, letër ministrit Bode për tatimin 30 %”
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin; “8 maji, rikonfirmohet koalicioni qeverisës”, i cili flet për votat që ka marrë në total koalicioni i “Aleancës për Qytetarin”. Disa tituj të tjerë janë; “21 janari”, pas 4 muajsh prokuroria kujtohet të thërrasë Edi Ramën”, “Nuk rresht ‘lufta’ për Tiranën, 8 kuti mbajnë peng fituesin”, “Anulohen fituesit e lotarisë amerikane 2012”.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al
a.k/NOA