Vlorë, 14 maj, NOA – Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzohet për përdhunim dhe shfrytëzim prostitucioni. I arrestuari është, Romeo Ymer Shehu , 34 vjeç, banues në fshatin Drenovicë të Beratit.
Shehu është ndalur pasditen e djeshme pasi akuzohet nga motra e gruas së tij, 19 vjeçarja M.SH, e cila ka deklaruar se Shehu e ka përdhunuar atë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në muajin mars 2011 tek hotel “Liqeni” në Rroskovec të Fierit. Pas denoncimit në polici ka nisur dhe hetimi ndaj Shehut. Hetimi i policisë ka zbuluar dhe disa probleme të mëparshme që ka pasur 34-vjeçari Shehu.
Sipas policisë, dyshohet se ky shtetas ka trafikuar në shtetin Grek, nj vajzë më inicialet M. Sh, me qëllim shfrytëzim për prostitucion.
a.k/NOA