English

Përmet, vetëvritet 17 vjeçarja me armën e të atit, mister arsyet

Përmet, 14 maj 2011, NOA- Një 17 vjerçare nga një fshat i Përmetit është vetëvrarë mëngjesin e sotëm me armën e gjahut të të atit.

Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës bëjnë me dije për agjencinë e lajmeve NOA se, rreth orës 07.00 të mëngjesit të sotëm është paraqitur në spital nga familjarët e vetë Erotika Frati.

Vajza mësohet të jetë me origjinë nga fshati Bual i Komunës Piskovë të rrethit Përmet, nxënëse në klasën e dhjetë në shkollën e Piskovës, pasi ishte vetëplagosur me çiften që dispononte babai i saj dhe pas plagosjes, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore pasi saçmat kishin përshkruar kraharorin e majtë ku kishin prekur edhe zemrën, ajo u nis me helikopter menjëherë drejt Tiranës..

Ndërkaq për shkak të plagëve të marrë pavarësisht ndihmës së marrë, sapo ka mbërritur në spitalin e kryeqytetit, 17 vjeçarja nuk ka mundur të mbijetojë.

Sipas hetimeve të kryera nga policia në vendin e ngjarjes, rezulton se kjo shtetase është vetëvrarë me armë gjahu të babai të vet në katin e parë të banesës në kuzhinë.

Pavarësisht dëshmive të të afërmve dhe fqinjëve të viktimës, rezulton se Erotika Frati ishte e rregullt si në familje edhe në shkollë, duke bërë edhe më të paqarta arsyet e këtij veprimi.

Sakaq theksohet se në momentin që vajza është plagosur, familjarët së bashku me vajzën janë bërë gati për të shkuar në fushë ndërsa vajza është futur në katin e parë në kuzhinë dhe atje ka plagosur veten.

a.y/NOA

KOMENTE