English

Shpenzon 140 000 dollarë për të lajmëruar fundin e botës më 21 maj 2011

Nju Jork, 14 maj, NOA- Një ish-punonjës i transportit publik në Nju Jork ka shpenzuar të gjitha kursimet e tij për të njoftuar popullatën për datën e Ditës së Gjykimit, me shpresën se do të fitojë një vend në Parajsë.

Robert Fitzpatrick ka shpenzuar 140,000 dollarë duke veshur të gjithë Nju Jorkun, duke përfshirë edhe metrotë, me tabela e postera të mëdha që njoftojnë fundin e botës në mesnatën e 21 majit 2011 ("pikërisht, ora e Jeruzalemit").

"Jam duke u përpjekur për të paralajmëruar njerëzit se çfarë do të ndodhë – ka thënë ai për Daily News. - Kush e ka kuptuar se do të vijë fundi i botës ka për detyrë ti paralajmërojë të gjithë". Që nga viti 2006, Fitzpatrick është pasionuar nga predikimet e Harold Camping, i cili ka parashikuar fundin e botës me një listë të gjatë të llogaritjeve nga Bibla.

a.e./NOA

KOMENTE
  • Fridion Shpk11:20 - 14 Maj 2011
    edhe qe na njoftove qa do bejm per te vdek kemi sido qe te jete puna