Tiranë, 14 maj 2011, NOA- Pas përfundimit të numërimit të votave në njësinë bashkiake numër 5 në kryeqytet, më shumë se saktësi për fituesin çorientimi përfshiu të dyja kampet.
Shifra kontradiktore jepen në të dyja palët në favor të kandidatit të tyre, duke krijuar kështu një fitues të parakohshëm qoftë për Partinë Demokratike e qoftë për atë Socialiste.
Ka mjaftuar vetëm kaq që qytetarë e simpatizantë të grumbullohen para selisë blu e rozë, për të mbështetur dhe shprehur entuziazmin për kandidatin që sipas tyre ka fituar.
Nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ende nuk ka asnjë rezultat të publikuar lidhur me votat e fituesit dhe as se cili ka kryesuar betejën për kryeqytetin.
Ndërkaq jashtë selive përkatëse, simpatizantët thërrasin si fitues Lulzim Bashën e ata socialist Edi Ramën.
a.y/NOA