Gjermani, 15 maj, NOA - Ajzerbajxhani ka fituar për herë të parë Festivalin evropian të këngës "Eurovision Song Contest". Kënga “Running Scared” e kënduar nga Ell dhe Nikki me 221 pikët e mbledhura la prapa Italinë me 189 dhe Suedinë me 185 pikë. Përfaqësuesja e Gjermanisë, Lena arriti të renditet në vendin e dhjetë. Me mijëra fansa të muzikës festuan nën qiellin e hapur në kryeqytetin e landit të Renanisë Veriore-Vetsfalisë, Düsseldorf. Në ekrane të mëdha televizive të vendosura në disa vende në qytet ata përcollën spektaklin, ndërkohë që në arenën e futbollit po garonin përfaqësuesit e 25 kombeve. Një prej festivaleve më të mëdha botërore është përcjellur nga rreth 120 milionë njerëz në mbarë botën.