English

Berisha: Besimi i kryeqytetasve për maxhorancën më i madhi i 12 viteve

Tiranë, 15 maj 2011, NOA- Kryemisnistri Berisha nga selia e Partisë Demokratike, shprehur keqardhje për disa nga bashkitë që u fituan nga socialistët.

Por ai u shpreh entuziast për votat e koalicionit “Aleanca për qytetarin” me 72 mijë vota më shumë se koalicioni tjetër.

“Sapo të përfundoi KQZ do jepen të gjitha rezultatet dhe do dëshmohet përpjekja transparente dinjitoze. Jam për të shprehur mirënjohje të thellë qytetarëve të Tiranës, të cilët votuan në këto zgjedhje më shumë se kurrë për qeverisjen e tyre vendore, të cilët shprehën ndaj kësaj maxhorance besimin më të madh se 12 vitet e fundit të marra së bashku, të cilët me mençurinë e tyre bënë për qytetin zgjidhjen më të mirë, ju sigurisht do të më pyesni për fitimtarët, unë e përgëzoj zotin Basha, por nuk mund të bëj si zoti Rama. Ky rezultat është absolutisht sipas të gjitha të dhënave qe kemi ne qytetarët e Tiranës se janë disa herë më tepër se 10 ta e Ramës, vota të hedhura nga qytetarët për zotin Basha, ne do pranojmë çdo rezultat ët paraqitur nga institucionet demokratike të këtij vendi, sikundër do qëndrojmë vota e qytetarëve të ketë të njëjtën vlerë në qoftë se kemi arritur një gjë ne kemi arritur një nivel transparence të paprecedent për numërimin e votës”, deklaroi Berisha.

Më tej ai shtoi se, ajo që qëndron është që vota të ketë vlerën dhe peshën e barabartë dhe se kjo përbën një nga të drejtat më themelore të demokracisë, pasi askush nuk ka të drejtë të shkelmojë mbi votën e hedhur.

Sakaq ai shtoi se, Partia Demokratike disponon fakte të pakundërshtueshme, dhe këto me dokumenta.

Berisha theksoi se, “Ne nuk e bazojmë mbi dyshime qeverinë tonë, edhe nëse komisionerët bënë ndonjë gabim, të gjithë gabojnë, por ata kanë qenë në lartësinë e duhur të punës së tyre. U takon vëzhguesve vendas dhe ndërkombëtarëve u takon vlerësimi s e zgjedhjet mund të ketë qenë më të mirë, megjithëse mund të ketë rezerva për zonën numër 5, por për të tjerat besoj se u kaluan pa problem. Por shpalljen e fitimtarit do ta bëj KQZ, ky është institucioni kushtetues i ngarkuar për këtë çështje, ne kemi fakte dokumenta për këtë, pro jam i bindur që edhe pala tjetër të ketë të vetat, për mua rëndësi ka kjo që ky proces gjigant, kam vendosmërinë për të pritur verdiktin e institucioneve, por nuk jam gjykatës i tyre, gjykatës janë institucionet e vendit. Zgjedhjet kanë të lira dhe të ndershme kur funksionon shteti ligjor”.

a.y/NOA

KOMENTE