Prishtinë, 15 maj 2011, NOA- Ministri i Brendshëm i Serbisë Ivica Daçiç, në një intervistë për një të përditshme kosovare deklaron se Beogradi është i vendosur për ndarjen e Kosovës.
“Ky është mendimi im, edhe pse kjo nuk i pëlqen, as Beogradit e as Prishtinës. Por, unë jam politikan realist dhe nuk shoh tjetër zgjidhje”, është shprehur Daçiç.
Pasardhësi i Sllobodan Millosheviç, në Partinë Socialiste Serbe, e cilëson veten si politikani më pragmatik, që reflekton situatën reale në terren.
Me ndarjen e Kosovës Daçiç sqaron se nënkupton që serbët e Kosovës t’i bashkohen Serbisë, ndërsa pjesa tjetër që nuk ka popullsi serbe, të ndahet nga Serbia dhe ti ngelet Kosovës.
Sipas tij vetëm kjo mënyrë të vepruari do të qetësonte klimën mes dy vendeve, ku secili të merrte pjesën që i takon.
a.y/NOA