Prishtinë, 15 maj - Ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç rikonfirmon hapur qëndrimin e Beogradit për ndarjen e Kosovës. Në një intervistë për “Zëri”, pasardhësi i Sllobodan Millosheviçit, në Partinë Socialiste Serbe, thotë se është politikani më pragmatik, që reflekton situatën reale në terren. Ky “pragmatizëm”, sipas tij, është që serbët e Kosovës t’i bashkohen Serbisë, ndërsa pjesa tjetër sipas tij, të ndahet nga Serbia. “Ky është mendimi im, edhe pse kjo nuk i pëlqen, as Beogradit e as Prishtinës. Por, unë jam politikan realist dhe nuk shoh tjetër zgjidhje”, ka thënë ai.
“Kështu siç është nisur me dialogun steril, do të kalojnë vite edhe dekada dhe nuk do të arrihet asgjë”, tha Daçiç.
Sipas tij, “derisa Prishtina ka mundur të shpallë pavarësinë, atëherë edhe serbët e veriut mund të shpallin pavarësinë pa e pyetur Prishtinës”. Ai tha se “atë që po e bëjnë serbët në veri, është e njëjtë siç kanë bërë shqiptarët në kohën e Milosheviçit.
NOA