English

Izraeli rrethon Bregun Perëndimor

Izrael, 15 maj, NOA - Izraeli, ka rrethuar Bregun Perëndimor për tu mbrojtur nga sulmet dhe trazirat e mundshme në përvjetorin e 63-të të themelimit të shtetit izraelit. Ndalim-udhëtimi në 24 orët e ardhshme për palestinezët mund të ketë përjashtim vetëm në rastet humanitare dhe urgjencat mjekësore, njoftoi ushtria izraelite. Në Bregun Pernëdimor dhe në Rripin e gazës janë planifikuar disa demonstrata kundër Izraelit. Palestinezët e quajnë themelimin e Izraelit dhe dëbimin e bashkëkombasve të tyre si "Nakba" që në gjuhën shqipe do të thotë "katastrofë".

NOA/DV

KOMENTE