Kinë, 15 maj, NOA- Mjekët e Suining Central Hospital Guangdong në Kinë, kanë mbetur pa fjalë kur kanë zbuluar se fëmija e Bao Qiaoying, 25 vjeçe, ka lindur me dy koka.
Gjatë shtatzënisë ajo kishte bërë disa ultratinguj, ku gjendja e foshnjës paraqitej e mirë. Vetëm disa javë para lindjes, mjekët kanë zbuluar se fetusi që ishte gati për të lindur kishte diçka që nuk shkonte. "Ne kishim përgatitur gjithçka për lindjen e fëmijës sonë të parë kur mjekët kanë bërë një Eko-Doppler, e cila konfirmoi se fëmija jonë ishte me dy koka dhe një trup", - tregon Bao.
Të dy prindërit e ardhshëm kishin vendosur të ndërpresin shtatzëninë me një abort, por gjendja e avancuar e shtatzënisë mund të shkaktonte dëme serioze për gruan.
Doktor Zhang Libin ka bërë tashmë të qartë se një ndarje në këtë rast nuk mund të bëhet, dhe të dy vajzat do të duhet të jetojnë në të njëjtin trup. “Unë shpresoj se prindërit pas refuzimit fillestar mund të kujdesen për këto dy krijesa dhe uroj që jeta e tyre të jetë sa më e gjatë’, ka thënë ai.