Prishtinë, 15 maj 2011, NOA- Më shumë se gjysma e pagës së kosovarëve harxhohet për ushqim.
Këtë fakt e konfirmojnë të dhënat e Entit të Statistikave të Kosovës, ku në shifrat dhe të dhënat e publikuara rezulton se, gjatë tre muajve të parë të vitit 2011, rritja e çmimeve të ushqimeve është rritur me përmasa të papërballueshme për xhepin e qytetarëve pasi kjo rritje shkon në mbi 50%.
Ekspertët e mbrojtjes së konsumatorit në Kosovë deklarojnë se, edhe pse institucionet kanë bërë një rritje të pagave për punonjësit në sektorin publik, rritjet e çmimeve kanë qenë të tilla që nuk kanë lejuar jo vetëm që paga të ndihet, por ajo është harxhuar më parë, kryesisht për ushqimet bazë.
a.y/NOA