English

KQZ: Aleanca për Qytetarin udhëheq me vota në rang vendi

Tiranë, 15 maj 2011, NOA Update – Ndërkohë që beteja për Tiranën ende nuk është mbyllur shtatë ditë pas të dielës së 8 majit, pasi pritet çertifikimi i rezultatit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mësohet se koalicioni fitues në këshillat Bashkiakë në rang vendi është “Aleanca për Qytetarin”, i shpallur më herët edhe nga kryetari i demokratëve Sali Berisha.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë mbledhjes së sotme të pasdites që vazhdon ende deklaroi se koalicioni qeverisës “Aleanca për Qytetarin” udhëheq me vota në rang vendi, pasi është shpallur koalicioni më i votuar me plot 794 048 vota, kundrejt 648 200 votave të fituara nga koalicioni opozitar “Aleanca për të Ardhmen”.

Ndërkohë në shkallë vendi janë hedhur 75 mijë e 240 vota për partitë që janë jashtë dy koalicioneve.

KQZ publikoi edhe rezultatet për këshillin bashkiak të Tiranës, ku udhëheq rishtas “Aleanca për Qytetarin” me 115 449 vota për Këshillin bashkiak, ndërsa “Aleanca për të Ardhmen” 114 017 vota.

Sipas KQZ-së jashtë koalicioneve për këshillin bashkiak të Tiranës janë hedhur 4 099 vota.

mit/NOA

KOMENTE